18 Νοε 2020

ΔΕΚΑΕΝΝΕΑ ΚΥΠΡΙΟΙ ΔΙΗΓΗΜΑΤΟΓΡΑΦΟΙ ΣΤΗΝ ΑΛΒΑΝΙΑ


 
ΠΙΚΡΟ ΑΜΥΓΔΑΛΟ

Στο αλβανικό περιοδικό ATUNIS GALAXY POETRY ανακοινώθηκε σήμερα η κυκλοφορία μιας ανθολογίας κυπριακού διηγήματος ή καλύτερα ένα βιβλίο με διηγήματα 19 Κυπρίων συγγραφέων. Παράλληλα δημοσιεύτηκε και ένα διήγημά μου, σε μετάφραση Βαγγέλη Ζαφειράτη, με τίτλο "Τέρας χωρίς κεφάλι" (υπάρχει στο τελευταίο μου βιβλίο "Φυσορρόος"). Ευχαριστώ για την τιμή!

Διάβάστε πιο πολλά στο ιστολόγιο μου ΝΑ ΕΝΑ ΒΙΒΛΙΟ: 



Përbindësh pa kokë – Tregim nga Nikos Nikolau – HAXHIMIHAIL / Përktheu: Vangjel Zafirati
Posted on November 10, 2020 by agronsh
Tregim nga Nikos Nikolau – HAXHIMIHAIL
Përbindësh pa kokë

Edhe vetëm duke i dëgjuar emrin shpërndante frikë e tmerr. Ishte një trup katror fluturues, dy metra me dy, me qime të shkurtër të errët e të katër cepat e tij, që ishin zgjatur e rrumbullakosur, ngriheshin e uleshin me shpejtësi si krahë. Nuk kishte kokë, por kur kalonte me shpejtësi të madhe, dukej si ta kishte goditur pikërisht në mes një top futbolli, që duke pasur shpejtësi më të madhe, e tërhiqte me vete në rrugën e tij. Zakonisht shfaqej natën mes errësirës së thellë e prania e tij bëhej e dukshme nga zhurma që bënin cepat e tij ndërsa përplaseshin me erën, por edhe nga një puhizë ndriçuese e verdhë dhe e çuditshme që kishte rreth vetes. Por shfaqej edhe herët pasdite.
Kështu e kishin përshkruar nja dhjetë veta që këmbëngulnin se e kishin parë, dhe të gjithë binin në një mendje për zonën ku rrinte ky trupdjall i mistershëm, që nuk qe tjetër veçse varrezat e vjetra. Dy-tri veta e kishin parë në mesditë. Ishte një mister i paqartësuar. Thoshin se ditën nuk ngacmonte njeri e kur diktonte praninë e njerëzve, nxitonte të zhdukej. Mblidhej duke kryer një lëvizje rrethore e bëhej një lëmsh që vazhdimisht zvogëlohej dhe zhdukej pa lënë asnjë gjurmë. Dukej se i kishte dobësi lepujt, dhelprat e gjarpërinjtë. Dikush e kishte parë duke rrëmbyer dy gjarpërinj që bënin dashuri në një arë të korrur e luante me ta në ajër. I hidhte lart e sapo e preknin duke rënë në trupin e tij të tendosur, i hidhte përsëri si trampolinë më lart. Kur i la përfundimisht të binin përtokë, nuk ishin veçse skelete të bardha që u shpërbënë sapo prekën sipërfaqen e fortë të tokës. Një herë tjetër e panë që u shtri duke mbuluar një dhelpër, që sa të hapësh e të mbyllësh sytë u zhduk, duke lënë te vendi vetëm skeletin e saj, që menjëherë u bë pluhur me erën që fryu.
Për një arsye të pashpjegueshme, askush nga fshati nuk kishte pësuar ndonjë të keqe nga përbindëshi, e as që ekzistonin histori më të vjetra për zhdukje të vendësve. Të gjitha viktimat ishin njerëz të huaj, të vetmuar, të ardhur nga vende të papërcaktuara, që u rastisi të kalojnë nga fshati dhe ai i pa. Dhe viktimat ishin të shumta, dhe për shumë raste kishte përshkrime të sakta e të frikshme nga dëshmitarë okularë.
Një pasdite, xhaxha Petroja, që kishte ardhur para dy-tri ditësh për pushime, më tha të shkonim së bashku në fshatin aty afër me biçikletën që më kishte dhuruar ai vetë verën e kaluar, por do të isha i detyruar të kthehesha vetëm pas, sepse ai do të qëndronte atje tek të afërmit. Kështu u bë, por loja me disa fëmijë që takova atje më vonoi, e kur fillova të kthehesha, kishte filluar të errej. Duhej të përshkoja vetëm tre kilometra, por papritur, ndërsa i jepja biçikletës, m’u dukën shumë dhe errësira po afronte me shumë shpejtësi. Kur kisha përshkuar gjysmën e rrugës, m’u kujtua trupdjalli. Fatkeqësisht, për t’u kthyer në shtëpi, duhej të kaloja nga varrezat e vjetra. Nuk kishte rrugë tjetër. I jepja biçikletës sa më shpejt mundesha për të fituar kohë. Kthimi pas, mosvajtja në fshat, nuk do të kishte kuptim, sepse nuk do të isha më as «i fortë”, as “i patrembur”, epitete me të cilat më kishte zbukuruar më parë në ditëlindjen time babai.
I jepja biçikletës, por ndërsa u afrohesha varrezave, frika shtohej. Zemra më rrihte fort e sa nuk çahej. Frymëmarrja m’u rëndua dhe ecja gjithmonë e më me vështirësi. Këmbët filluan të mos më binden dhe biçikleta po humbiste vazhdimisht shpejtësi deri sa ndaloi para portës së jashtme të varrezave.
Vura këmbën e majtë në tokë e në atë moment ndjeva diçka të fluturonte mbi kokën time dhe dritën e tij të verdhë të çuditshme të përhapet rreth meje, dhe frika më paralizoi. Bëri një rreth të shpejtë duke ulur e ngritur të katër cepat e tij, qëndroi nja njëzet metra para meje, mbi lartësinë e tokës, e pastaj filloi të afrohet shumë ngadalë e me kujdes. Vura re konturin e tij të verdhë e ishte pikërisht si në përshkrimet që kisha dëgjuar. Vendosa me kujdes dorën në xhep dhe shtrëngova thikën e vogël, të cilën e hapa duke shtyrë me një lëvizje të ngadaltë një levë, të fiksuar te prerësja, deri sa dëgjova klikun karakteristik. Qetësi absolute. Nuk i hiqja sytë nga konturi i verdhë. Sapo u afrua nja dhjetë metra, drejtova me kërcënim thikën time të vogël me një lëvizje të papritur, duke lëshuar një piskamë të fortë e dëshpëruese. Ishte lëvizja ime e fundit, por vendimtare, që dha rezultat: trupdjalli kërceu mbrapa, u mblodh kulaç duke u rrotulluar dhe u zhduk në të qindtën e sekondës. Nuk humba kohë, duke mbajtur akoma thikën në dorën e majtë, shkela me forcë pedalin dhe u bëra njësh me errësirën, që ndërkaq u dendësua edhe më. Por nuk i frikesha më asaj.